Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Zbatimi i kësaj skeme ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026 dhe synon të mbështesë pfermerët përmes lehtësimit të procedurave dhe rritjes së përfitimeve financiare. Gjatë kësaj vizite, Ministri u ndal në serrën e familjes Bufazi, në Krutje të Lushnjës, ku u njoh nga afër me aktivitetin e fermës dhe ku fermerët u asistuan nga punonjës të Administratës Tatimore në procesin e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH. Familja Bufazi ushtron aktivitetin e saj bujqësor...
Burimi:
javanews.al