Lubonja: Pas 52 ditësh protestë duhet të shkohet në zgjedhje të reja dhe largimin e Ramës

Lubonja: Pas 52 ditësh protestë duhet të shkohet në zgjedhje të reja dhe largimin e Ramës

Analisti Fatos Lubonja vlerëson se protesta qytetare, e cila ka vijuar për 52 ditë rresht, duhet të finalizohet me zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një lidhje për News24, Lubonja u shpreh se kërkesat e protestuesve nuk mund të negociohen, ndërsa theksoi se lëvizja duhet të ruajë karakterin demokratik dhe gjithëpërfshirës, pa lejuar dominimin e një grupi të vetëm. Sipas tij, protesta përfshin qytetarë dhe grupime me bindje e interesa të ndryshme, ndaj duhet të krijohet një përfaqësim i përbashkët që t'i japë zë të gjithëve. Lubonja: Kërkesat e protestuesve janë të panegociueshme. Pas gjithë kësaj proteste duhet të shkojmë në zgjedhje dhe secili të shprehet me votë. Nuk jemi këtu për të vendosur një diktaturë të...