Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit
Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta mori atë dimension sa nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit. Ai vlerëson se protesta e fundit ka sjellë një risi të padiskutueshme, duke krijuar një raport krejt të ri midis pushtetit dhe opozitës. “Ka një risi të padiskutueshme kjo protestë. E pandodhur më parë në këto rrethana dhe në këtë lloj situate në Shqipëri. Është stabilizimi i një raporti krejt tjetër”, tha Vangjeli. Sipas tij, protesta ka dëshmuar distancën e jashtëzakonshme që ekziston midis pushtetit dhe opozitës – qoftë kjo opozita zyrtare apo ajo reale në shoqëri. “Ky raport shpjegon dy të vërteta. E para, përkundër asaj që thoshin, që Rama i ka të gjitha pushtetet, është tërësisht i...
Burimi:
javanews.al