Ligji i ri! Banka e Shqipërisë: Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi dhe kontrollet
TIRANË-Sipas nenit 72 të projektligjit të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të hedhur zyrtarisht për konsultim nga Ministria e Financave, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në draf thuhet se për të ekzekutuar arrestimin apo kontrollin e banesës së Guvernatorit apo zv.guvernatorëve, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit duhet të marrë vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa...
Burimi:
zeri.ai