Ledina Alolli : PD do të hapet më shumë ndaj të rinjve, grave dhe diasporës

Ledina Alolli : PD do të hapet më shumë ndaj të rinjve, grave dhe diasporës

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, deklaroi se demokratët kanë dalë më të fortë nga sfidat dhe përballjet e viteve të fundit, pavarësisht përpjekjeve për të përçarë dhe dobësuar opozitën. Ajo vlerësoi qëndresën e Partisë Demokratike dhe rolin e liderit historik Sali Berisha, ndërsa theksoi se ky kuvend shënon nisjen e një etape të re politike. Alolli u shpreh se PD mbetet alternativa më e besueshme për të drejtuar vendin, duke premtuar më shumë hapje ndaj të rinjve, grave, intelektualëve dhe diasporës, me synimin për të rikthyer shpresën dhe për të çuar Shqipërinë drejt ndryshimit. Fjala: Të dashur delegatë, të nderuar demokratë e demokrate në të gjithë Shqipërinë. Në jetën e një partie politike ka ditë...