“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

Përhapja e lajmit për heqjen e non gratës së Sali Berishës nga SHBA, është diskutuar sot në studion e Off the Record me Andrea Dangllin. Gazetari Poli Hoxha tha se në SHBA po lobohet për këtë çështje, ku janë hedhur shumë para dhe mund të vijë ndonjë lajm. “Është e vërtetë që edhe para fushatës La Civita nuk tha asnjë fjalë për këtë çështje, por gjithë enturazhi i Berishës thoshin që në mars. Është hapur këto ditët e fundit e kam nga kanalet e whatsapp, jo të PD madje kolegu i Rilindjes (Demokratike) thoshte që sot i hiqet legjendës. Një deputete ka thënë një gjysmë fjale dhe gazetarët e kanë përhapur. Për çështjen edhe mund të vijë ndonjë lajm po lobohet në SHBA është marrë...