“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

Sot u mbajt protesta e pestë në Tiranë me thirrje kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec. Edhe ditën e sotme, dukej se pjesëmarrësit dëshironin të ruanin imunitetin e protestës ndaj partive politike, e veçanërisht ndaj atyre të vogla e të reja, që përpiqen të kapitalizojnë situatën në mbështetje elektorale. Një ndër pankartat e shpalosura në tubim, ishte pikërisht thirrja që Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë”, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia”, dhe Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet”, të qëndronin larg protestës, duke i quajtuar ata paterica të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.