Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë për Report Tv komenton shpalljen e Ikballe Hudutit si person të padëshiruar në Shqipëri, vendim që erdhi pas angazhimeve të saj në protestë. Lamallari thotë në një intervistë për Report Tv se kanë informacione se ajo i shërbente Iranit. Ai thekson se nuk do të hezitojë të marrë të njëjtën vendim edhe për persona të tjerë që përdoren nga agjentura të huaja kundër Shqipërisë dhe rrugës së saj europiane. “Vendimmarrja për shpalljen person të padëshiruar, ishte një praktikë që kishte kohë që kishte nisur. Pasi kam administruar informacionin jo vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe me agjenci të tjera, kam krijuar bindjen se është rasti për të ndërhyrë duke e shpallur person të padëshiruar. S’do hezitoj...