Kuvendi rrëzoi komisionet hetimore për AKSHI-n dhe rrugët, PD e çon në Gjykatën Kushtetuese
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili rrëzoi kërkesën për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe një tjetër për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në dokumentin e dorëzuar, 46 deputetë të opozitës dhe argumentojnë shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.
Burimi:
zeri.ai