Kuvendi miratoi ligjin për amnistinë, Gogu: Mbron sigurinë publike dhe respekton reformën në drejtësi
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 84 vota pro ligjin për dhënien e amnistisë. Pas votimit, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi vendimin si një hap me ndikim konkret në jetën e mijëra qytetarëve. “Mes zhurmës së politikës së ditës, Kuvendi mori sot një vendim me pasoja konkrete për jetën e mijëra qytetarëve”, shkruan ministri. Sipas Gogu, ligji i miratuar synon të garantojë sigurinë publike, të respektojë reformën në drejtësi dhe, njëkohësisht, të krijojë mundësi rehabilitimi për personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga ligji. “Ky është një ligj që mbron sigurinë publike, respekton reformën në drejtësi dhe njëkohësisht krijon mundësinë e rehabilitimit për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji”, thekson ai. Ministri i...
Burimi:
javanews.al