Kushti për rregulloren e Kuvendit, Berisha: Interpelancat vetëm me Ramën, jo me delegime!

Kushti për rregulloren e Kuvendit, Berisha: Interpelancat vetëm me Ramën, jo me delegime!

Opozita nuk do të pranojë që interpelancat me Kryeministrit të zhvillohen nga ndonjë ministër i deleguar prej tij. Sali Berisha gjatë një mbledhje me deputetët, vendosi këtë kusht për miratimin e rregullores së re të Kuvendit e cila prej ditësh po negociohet mes palëve për të shkuar drejt një drafti të përbashkët, shkruan A2CNN. Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha: “Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri”. Por ndryshe është qasja kur flet për Reformën Administrativo-Territoriale. Berisha përgëzoi punën e bërë deri më tani nga komisioni i posaçëm dhe premtoi se shumë shpejt do të publikojnë hartën...