Kushtetuesja kalon për shqyrtim dosjen “Balluku” që Rama-Berisha tentuan ta varrosnin, çfarë fshihet në dokumentet…

Kushtetuesja kalon për shqyrtim dosjen “Balluku” që Rama-Berisha tentuan ta varrosnin, çfarë fshihet në dokumentet…

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim historik që ka futur në panik total mbarë klasën politike shqiptare, duke kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e deputetëve të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët kërkojnë të drejtën për të aksesuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Sali Berisha, pasi kërkesa e SPAK për zonjën Balluku shkoi disa javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, dyshohet se kanë urdhëruar deputetët e tyre, të cilët janë anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që të blindojnë dosjen e Prokurorisë së...