Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi! Ministri Salla gënjeu, premtoi çeljen e programit brenda qershorit

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi! Ministri Salla gënjeu, premtoi çeljen e programit brenda qershorit

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit. “Unë në datën 9 jam dhe në Bruksel bashkë me ekipin për të vazhduar hapat e mëtejshëm në mënyrë që ne brenda gjashtëmujorit të parë të vazhdojmë me çeljen dhe hapjen e këtij sektori kaq të rëndësishëm…” – premtoi Salla.  Megjithatë, fondet IPARD III nuk u çelën dhe nuk ka pasur asnjë vendim të Komisionit Evropian që të autorizojë rifillimin e programit. Çfarë tha Ministria pasi kaloi afati? Në fillim të muajit korrik, pas përfundimit të afatit të përmendur nga ministri, Faktoje iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë për të kuptuar mbi çfarë baze ishte bërë deklarata dhe në çfarë faze ndodhej procesi...