MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 27 gusht 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare priten përgjatë relieveve malore në lindje-verilindje.Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet në jug, në lugina dhe male era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s, me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com