Sot dita e verdikteve në Europë, Egnatia në Oslo, Dinamo në Limasol

Sot dita e verdikteve në Europë, Egnatia në Oslo, Dinamo në Limasol

Sot ditë vendimtare për Egnatian, Dinamon dhe Dritën për fazën play off në Europë. Kampionët e Shqipërisë teksa kanë siguruar fazën e Ligës në Conference, sot kanë ende shpresë për të vijuar rrugëtimin në fazën e Europa League. Luhet në Oslo ndaj Lilestrom (19:00) me sfidën e parë luajtur në Rrogozhinë, mbyllur 0-0. Ndërkaq Dinamo Siti e ka më të komplikuar rrugëtimin në Conference League. Blutë e Dajës pasi barazuan 1-1 me Pafos lipset të kalojnë po sot qipriotët në orën 19:00 për t’u bërë për herë të parë pjesë e fazës së Ligës. Edhe Drita Gjilan teksa barazoi 2-2 me andorrianët e Inter Eskaldes (2-2) në Prishtinë duhet të bëjnë mirë sot (19:00) pasi rivali është i mbushur thuajse plot me futbollistë spanjollë./ Sportim.al/...