Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo do të zhvillojë nesër në orën 19:00, ndeshjen e dytë të fazës Play-Off të UEFA Europa Conference League ndaj Pafos në Limasol. Në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme u zhvillua konferenca për shtyp e bluve ku u paraqit trajneri Ilir Daja dhe kapiteni Bruno Dita. Trajneri Daja theksoi se skuadra është e plotë dhe gati për këtë ndeshje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit i cili në fushën e tij ka një marsh më shumë. “Ndeshja e parë ka qënë një ndeshje e barabartë, gjë të cilën e tregoi dhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë por në fundin e fraksionit të parë ashtu dhe në fillimin e pjesës së dytë...