Zv/kryeministrja Koçiu: 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, mbështetje 100% përmes Skemës Kombëtare

Zv/kryeministrja Koçiu: 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, mbështetje 100% përmes Skemës Kombëtare

Deri më sot në Shqipëri janë krijuar 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një model që synon të forcojë bashkëpunimin mes fermerëve, të rrisë investimet dhe konkurrueshmerinë e produkteve shqiptare në tregjet evropiane. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur dje se shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor po sjellin një qasje të re për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, duke u krijuar fermerëve mundësinë të bashkëpunojnë, të ulin kostot e prodhimit, të investojnë dhe të rrisin vlerën e produkteve “Made in Albania”. Ish-zv/kryeministrja Koçiu theksoi se përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, Qeveria shqiptare financon deri në 100% Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke nxitur fermerët të bashkojnë forcat për të zhvilluar aktivitetin e tyre dhe për t’iu afruar standardeve të Bashkimit Evropian. Sipas saj, ky model bashkëpunimi krijon më...