Çështja “Diella”, Bardhi sulmon Kushtetuesen për tejkalim afatesh

Çështja “Diella”, Bardhi sulmon Kushtetuesen për tejkalim afatesh

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për vonesën e Gjykatës Kushtetuese në shpalljen e vendimit për çështjen që lidhet me emërimin e ministres virtuale “Diella”. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 23 shtator 2025 me një kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë kushtetuese të këtij emërimi. Sipas tij, shqyrtimi i çështjes ka përfunduar më 26 maj 2026, por vendimi ende nuk është bërë publik. Bardhi pretendon se kjo tejkalon afatet e parashikuara ligjore për shpalljen e vendimeve dhe kërkon që institucioni të japë një përgjigje për çështjen. Deputeti demokrat argumenton se vonesa cenon të drejtën për një proces të rregullt ligjor dhe afat të arsyeshëm të shqyrtimit të çështjes. Deri tani,...