Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Sarandë–Ksamil, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe efektivët e Policisë, të cilët i dhanë ndihmën e parë të plagosurit dhe nisën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Për shkak të përplasjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa minuta, derisa mjetet u larguan nga vendi i ngjarjes dhe lëvizja iu rikthye normalitetit.
Burimi:
gijotina.com