15 milionë euro për avionët kundër zjarreve, PD kërkon hetim nga SPAK

15 milionë euro për avionët kundër zjarreve, PD kërkon hetim nga SPAK

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e procedurës së prokurimit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15 milionë euro, si dhe nisjen e hetimeve nga SPAK për këtë proces. Sipas PD-së, dokumentet e bëra publike mbi tenderin ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe menaxhimin e fondeve publike. Opozita ka pretenduar gjithashtu se kompania fituese, Air Tractor Europe S.L., është përmendur në procese gjyqësore në Spanjë që lidhen me çështje të tenderëve në sektorin e avionëve për shuarjen e zjarreve. Për këto arsye, demokratët kërkojnë rishikimin e procedurës dhe verifikimin e përgjegjësive përkatëse. Ministria e Mbrojtjes ka kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se tenderi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë,...