Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 900 gjoba për tejkalim shpejtësie
Shpejtësia vijon të mbetet shkelja më e përhapur në rrugët e Fierit. Vetëm gjatë kësaj jave, Policia Rrugore ka vendosur 921 gjoba për tejkalim të limiteve të lejuara në rrugët interurbane dhe në autostradën A2, duke e bërë këtë shkeljen që kryeson me diferencë ndaj të gjitha të tjerave. Kontrollet e zhvilluara gjatë javës kanë çuar edhe në procedimin penal të 12 personave për shkelje të Kodit Rrugor. Gjashtë prej tyre janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Ndërkohë, gjashtë drejtues të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi rezultuan se drejtonin mjetin pa leje. Përveç shpejtësisë, policia ka ndëshkuar edhe dhjetë drejtues që u kapën duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit,...
Burimi:
sot.com.al