Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin
SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi në Durrës, duke bërë publike detaje të reja mbi operacionin dhe hetimin ndaj tij. Prokuroria e Posaçme bën me dije se Agasi u arrestua pas një pune disa javore, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arrestimi u krye këtë të mërkurë, 26 gusht, në hyrje të qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga një ish-punonjës policie, Uljan Shpataraku. Ky i fundit është arrestuar në flagrancë nga autoritetet, nën akuzën për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. SPAK bën të ditur se hetimet ndaj Ergys Agasit janë pjesë e dosjes AKSHI që në dhjetor të 2025. Sipas Prokurorisë së...
Burimi:
javanews.al