Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dy-katëshe mëngjesin e së mërkurës, 26 gusht. Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital, bëri të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden. Bilanci është konfirmuar edhe nga mediat lokale amerikane. Alarmi për zjarrin në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga...
Burimi:
javanews.al