Fluks dhe radhë të gjata në pikat kufitare/ Emigrantët kthehen në atdhe për pushimet verore
Fluksi i udhëtarëve mbetet i lartë në pikat kufitare dhe në Portin e Durrësit, ku autoritetet po përballojnë rritjen e lëvizjeve gjatë sezonit veror. Në katër ditët e para të gushtit janë përpunuar mbi 37 mijë udhëtarë në Kapshticë, mbi 42 mijë në Qafë Thanë, ndërsa në Portin e Durrësit këtë vit kanë udhëtuar mbi 349 mijë pasagjerë Në këto ditë të nxehta gushti radhët në pikat doganore në Kapshticë dhe qafë thanë janë të gjata. Madje ashtu si dhe në vitin e shkuar hyrjet nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar ata nga Greqia. Shkak është dhe kalimi i vizitorëve nga shtete të BE. Nuk mungojnë rastet e kalimeve ditore, për të marrë furnizime apo dhe karburant. Vetëm në këto ditë të para të gushtit...
Burimi:
sot.com.al