Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025. Kërkesa mban firmën e kryetarit Gazment Bardhi, ndërsa në të listohen 20 shqetësime të evidentuara nga Parlamenti Evropian, të cilat kërkojnë një trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë. “Sikurse jeni në dijeni, më datë 17 qershor 2026, Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën P10_TA(2026)0217 “Mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025”. Kjo rezolutë përfshin çështje me interes publik, të cilat duhet të adresohen nga Kuvendi i Shqipërisë. Për këtë arsye, në mbështetje të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohet se “një kryetar grupi parlamentar mund të paraqesë një mocion me debat për çështje të veçanta”, kërkojmë zhvillimin...