Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt
Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e Erion Veliajt i cili kishte kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimit. Kështu mbetet në fuqi vendimi i Apelit të GJKKO i dhënë më 29 prill. Vendimi për pezullimin e afateve të paraburgimit u mor në dy seanca nga GJKKO, ku Veliaj mungoi në gjyq për shkak të parregullsive nga Drejtoria e Burgut të Durrësit, në njoftimin e kryebashkiakut. Vetë Veliaj e ka cilësuar të padrejtë vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit , duke argumentuar se ai ka qenë i përfaqësuar rregullisht në gjyq nga avokati i tij. Praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit në bllok, për shkak të mungesës nga njëri prej tyre, po ngre debate të forta në...
Burimi:
sot.com.al