Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekretar të Përgjithshëm, ke shkelur statutin
Ish-kandidatja për deputete e PD, Ilirjana Kuçanaj pati një përplasje me kreun e partisë Sali Berisha, menjëherë sapo ky i fundit përfundoi se lexuari listat me kandidatët për zgjedhjet e brendshme në parti. Kuçana iu drejtua Berishës duke i thënë se do bëjë përsëri sekretar të Përgjithshëm Flamur Nokën. Ajo shtoi se ka paraqitur dhe një rezolutë që nuk i është marrë parasysh ndërsa Berisha iu përgjigj se duhet të ndjekë statutin për paraqitjen e rezolutave. Pjesë nga debati Ilirjana Kuçanaj: Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para, ne jemi anëtarë të këshillit kombëtar, të lutem respektoje statutin mos e nis detyrën në shkelje të detyrës. Kryetarja e Këshillit: Ka rend dite do zbatohet rendi i ditës. Sali Berisha: Lërmë të flas, paraqitja e rezolutave...
Burimi:
vizionplus.tv