Kryeministri Rama: S’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë

Kryeministri Rama: S’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka një kontratë politike, ndërsa theksoi se marrëveshja e tij është me 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar. Në një postim në rrjetin social X, Rama u shpreh se ata janë ana e errët e protestës, ndërsa theksoi se fjala e tij për Bulevardin e Flamingove u drejtohej shqiptarëve që e kanë votuar. “Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari ‘Besën’ sepse ‘Besa’ jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për...