AXHENDA/ Dueli në Ligën e Konferencës, Dinamo kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Vorës – Balkanweb.com – News24

AXHENDA/ Dueli në Ligën e Konferencës, Dinamo kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Vorës – Balkanweb.com – News24

Dinamo arriti të fitonte ndaj Audas në “Elbasan Arena”, duke siguruar edhe një tjetër tur në Ligën e Konferencës. Të besuarit e Dajës, do të luajnë ndaj Pafosit dhe ndeshja e parë është planifikuar që të zhvillohet ditën e enjte në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00. Sakaq, ditën e djeshme FSHF-ja ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri dhe Dinamo duhet të zbresë sërish të dielën në fushë për ndeshjen e kampionatit kundër Vorës në transfertë. Duke ditur rëndësinë që kjo javë ka për Dinamon, blutë i janë drejtuar zyrtarisht FSHF-së me një shkresë ku kanë kërkaur që ndeshja e tyre të shtyhet për një datë tjetër, në mënyrë që skuadra të ketë më shumë kohë për të përgatitur takimin ndaj Pafosit dhe...