PROGRAMI/ Kalendar i ngjeshur për Dinamon, katër ndeshje në 9 ditë

PROGRAMI/ Kalendar i ngjeshur për Dinamon, katër ndeshje në 9 ditë

Pas kualifikimit në “play off”-in e Ligës së Konferencës, Dinamo do të përballet me një kalendar të ngjeshur në ditët e ardhshme. Blutë do të zhvillojnë katër ndeshje në vetëm nëntë ditë, në një periudhë që do të kërkojë menaxhim maksimal të skuadrës nga trajneri Ilir Daja. Serinë e ndeshjeve Dinamo do ta nisë më 20 gusht, kur në “Elbasan Arena” do të presë Pafos, në orën 21:00, në takimin e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Vetëm dy ditë më vonë, më 22 gusht, kryeqytetasit do të rikthehen në kampionat, ku Dinamo do të përballet me Vorën në kuadër të javës së parë të Superiores, gjithmonë nëse sfida nuk shtyhet. Pas sfidës së kampionatit, vëmendja do të rikthehet sërish te Europa. Më 27...