“Mund të ndikojë shërbimin”, shoqata paralajmëron reduktim autobusësh dhe më shumë vonesa për qytetarët

“Mund të ndikojë shërbimin”, shoqata paralajmëron reduktim autobusësh dhe më shumë vonesa për qytetarët

Transporti publik po përballet me vështirësi në rritje, sipas përfaqësuesve të sektorit, të cilët thonë se shtrenjtimi i karburantit ka shtuar ndjeshëm kostot e aktivitetit. Për këtë arsye, ata kanë përsëritur kërkesën për mbështetje nga qeveria. Sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, karburanti mbetet një nga kostot që ndikon më drejtpërdrejt në aktivitetin e operatorëve Memaj thotë se kompensimi prej 50 lekësh për litër është parashikuar për periudhën mars-maj, por pretendon se disa operatorë ende nuk e kanë përfituar atë për shkak të procedurave dhe vonesave institucionale. Sipas operatorëve, rritja e kostove dhe vonesat në mbështetjen financiare mund të ndikojnë edhe në cilësinë e shërbimit të transportit publik. Memaj paralajmëron se, nëse kostot vijojnë të rriten dhe kompensimi nuk shpërndahet në kohë,...