Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera

Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke e konsideruar si një nga instrumentet kryesore të reformës në prokurimet publike dhe në shkëputjen e ministrive nga proceset e tenderimit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se krijimi dhe funksionimi i OBP-së ka sjellë një “kapërcim të madh” në mënyrën sesi realizohen procedurat e blerjeve publike në vend. “Te kursimet, ka një rol të posaçëm, Operatori i Blerjeve të Përqendruara,” u shpreh Rama. Sipas Kryeministrit, ministritë dhe ministrat nuk kanë më lidhje direkte me tenderat, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e procedurave po transferohen gradualisht drejt Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Ai nënvizoi se ky proces synon krijimin e një strukture të specializuar, me ekspertizë të dedikuar për menaxhimin e procedurave...