“Krimi shqiptar ka pushtuar Europëni”, Kepi ngre alarmin: Mafia shqiptare riciklon miliardat e drogës në Tiranë

“Krimi shqiptar ka pushtuar Europëni”, Kepi ngre alarmin: Mafia shqiptare riciklon miliardat e drogës në Tiranë

Gazetarja Alba Kepi risolli edhe njëherë në vëmendje gjetjet e autoriteteve italiane mbi fuqizimin e mafies shqiptare jo vetëm në territorin fqinj, por edhe në nivel global, duke bërë që të ardhurat nga trafiku i lëndëve narkotike të riciklohen në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. E ftuar në  një emision televiziv, Kepi tha se megaoperacioni i anitmafies italiane në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese vendi dhe evropiane, ka qenë mjaft i rëndësishëm, duke dokumentuar se si paratë e mafies shqiptare riciklohen në Tiranë. Gazetarja shkon më tej ku thotë se një sasi e konsiderueshme e këtyre të ardhurave janë hedhur në Tiranë, përmes rrugëve të transportit tokësor dhe detar, çka vë në pikëpyetje sipas saj rolin që ka Porti i Durrësit. Një megaoperacion, mjaft i rëndësishëm....