‘Kjo është revoltë e popullit’/ Begaj: Protesta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është përhapur në diasporë
Juristja Silvana Begaj, e cila jeton dhe vepron në Suedi, u shpreh në edicionin e mesditës në SYRI TV se protestat kundër projektit në Zvërnec kanë zgjuar interes dhe shpresë te shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Sipas saj, kjo lëvizje po perceptohet si një revoltë qytetare dhe jo si një protestë e nxitur nga interesa politike apo personale. Ajo theksoi se pjesëmarrja e gjerë në protestat e organizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë lidhet me ndjenjën e padrejtësisë që shumë qytetarë kanë përjetuar ndër vite. Duke folur për të drejtën e protestës, Begaj solli shembullin e Suedisë, ku jeton prej vitesh, duke theksuar se protestat janë pjesë normale e funksionimit të një shoqërie demokratike. Ajo nënvizoi se mbrojtja e zonave të mbrojtura është një nga prioritetet...
Burimi:
syri.net