“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!
Nuk mungojnë debatet në seancën e sotme, teksa skenën e morën edhe deputeti i PS, Ardit Bido dhe ai i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Ishte Bido, që fillimisht e akuzoi Muçin për zaptimin e oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër. “Në rend është edhe projekt-rezoluta për krimet dhe pasojat e komunizmit. Të dëgjosh sot të citohen emra marksist është ofendim dhe hipokrizi. Këto përmenden nga një fëmijë oligarku. E ftoj Muçin që tokën që ka në Arameras t’ua falë fëmijëve në nevojë. Nëse Muçi është i sinqertë dhe na flet për arsimin, në shkollën Koto Hoxhi në Gjirokastër, të kërkojë që godina e familjes së tij të shembet dhe t’i kthehet oborri shkollës. Është zaptuar oborri i shkollës nga ju që flisni për arsim....
Burimi:
javanews.al