Hoxha zbardh prioritetet e diplomacisë shqiptare: Fokus te integrimi në BE

Hoxha zbardh prioritetet e diplomacisë shqiptare: Fokus te integrimi në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka prezantuar prioritetet e diplomacisë shqiptare për periudhën e ardhshme, me theks te avancimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe modernizimi i Shërbimit të Jashtëm. Përmes një postimi në X Hoxha shprehet se gjatë seminarit të mbajtur në Pogradec u bë e qartë se Shqipëria synon të konsolidojë një diplomaci më moderne, profesionale dhe të bazuar në meritë. ‘Integrimi evropian dhe forcimi i rolit të Shqipërisë në rajon mbeten ndër objektivat kryesore të politikës së jashtme shqiptare për periudhën në vijim’, shprehet Hoxha mes te tjerash. Postimi i Ferit Hoxhës në X: Pogradec – Seminari i Qeverisë, një moment për të parë dhe analizuar çdo aspekt në imtësi, përtej ditës dhe rutinës,...