“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho ka kritikuar ashpër qëndrimin e deputetëve të PD-së, të cilët votuan kundër deklaratës së Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit, me rekomandimet për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij, deputetët e PD-së vunë interesin e partisë së tyre mbi interesin e Shqipërisë. Spaho vëren se ndihet i trishtuar kur shikon se si një parti që dikur thërriste “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” në vitin 1990, sot është katandisur në “e duam Shqipërinë për vete dhe interesat tona të pështira”. Postimi i plotë i Spahos: “Deklarata e Komitetit të Përbashkët të SA-së, me rekomandimet për integrimin e Shqipërisë në BE, nuk votohet nga deputetët e opozitës, ose më saktë ata të PD-së. Mendoja se fakti që teksti i deklaratës u...