Karakaçi inspekton Portin e Durrësit: Synojmë të lehtësojmë hyrjen e turistëve dhe emigrantëve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një inspektim në Portin e Durrësit për të parë nga afër masat e marra për përballimin e fluksit të sezonit turistik. Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e udhëtarëve, duke theksuar se ky sezon paraqitet po aq i ngarkuar sa ai i vitit të kaluar. “Janë marrë masat që të përballohet fluksi. Ky vit është po aq i dendur sa ka qenë viti i kaluar. Janë marrë masa për punën e mirëmbajtjes së terminalit nga brenda. Deri tani, po procesohet gjithçka në mënyrë shumë të shpejtë dhe të rregullt. Me masat që janë marrë, deri tani çdo gjë po shkon mirë”, u shpreh Aliu. Nga...
Burimi:
vizionplus.tv