Kandidon sot për Këshillin Kombëtar të PD, Stresi paraqitet në Pallatin e Kongreseve

Kandidon sot për Këshillin Kombëtar të PD, Stresi paraqitet në Pallatin e Kongreseve

Arkimed Lushaj TIRANË-Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është paraqitur në Pallatin e Kongreseve, ku edhe do të mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Një ditë më parë Stresi njoftoi angazhimin e tij politik, duke shpallur kandidaturën për një vend në Këshillin Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë. Ai u shpreh se angazhimi i tij në politikë vjen për të përfaqësuar të rinjtë dhe të rejat që, sipas tij, janë ndjerë të papërfaqësuar. Reperi e ka shprehur hapir mbështetjen e tij për Partinë Demokratike, duke qenë shpesh herë i pranishëm në protesta e lëvizje të opozitës. Në takimin përmbyllës të fushatës së opozitës, ai këndoi edhe këngën “Nishat”, që sipas tij ishte e dedikuar për çdo demokrat, pasi në fletën e votimit në zgjedhjet...