“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur analistit Mentor Kikia, pas një statusi të këtij të fundit ku komentonte sjelljen e figurave politike që mbeten jashtë listave apo shkarkohen nga funksionet partiake. Kikia shkruante në reagimin e tij se dallimi mes PS-së dhe PD-së është se socialistët, edhe kur largohen nga poste apo lista kandidatësh, vijojnë të kontribuojnë për partinë, ndërsa në PD “ata që shkarkoheshin apo mbeteshin jashtë listës, ose zhduken nga qarkullimi, ose bëhen Edmond Spaho”. Në një reagim të gjatë publik, Spaho e ka cilësuar komentin të padrejtë dhe fyes për dinjitetin e tij, duke thënë se ka mbështetur PD-në dhe Sali Berishën në momentet më të vështira, përfshirë edhe pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit të Berishës nga grupi...
Burimi:
javanews.al