Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, po përgatit planin e ri

Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, po përgatit planin e ri

Qeveria italiane po përgatit një plan të ri për rikthimin e funksionit fillestar të qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke synuar që aty të strehohen migrantët e shpëtuar në det. Gazeta La Repubblica shkruan se ekzekutivi i drejtuar nga Giorgia Meloni po punon për një dekret të ri që pritet të miratohet në muajin qershor. Projekti lidhet me marrëveshjen e bashkëpunimit strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar nga Meloni dhe kryeministri Edi Rama. Hapi i parë pritet të ndërmerret që këto ditë. Nesër në Parlamentin italian do të shqyrtohet teksti për ratifikimin e marrëveshjes së re Itali-Shqipëri për “bashkëpunim strategjik”, e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 13 nëntor 2025. Projektligji do të kalojë fillimisht në Komisionin e Mbrojtjes në...