Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, ka komentuar projektin për zhvillimin e ishullit të Sazanit, i propozuar nga Jared Kushner, për të cilin tha se do të jetë një mundësi e madhe ekonomike me karakter ndërkombëtar për Shqipërinë. Sipas tij, ishulli i Sazanit aktualisht ndodhet në një gjendje të degraduar dhe se aty do të derdhen miliarda, të cilat sipas tij, do t’i jepnin Shqipërisë një pamje tërësisht të re. “SHBA ka një histori të gjatë me Shqipërinë. Po të mos ishte presidenti Wilson, shpërbërja e Shqipërisë do të çonte në mos ekzistencën e saj.Ne kemi pasur një grua në SHBA, që donte të bëhej mbretëreshë e Shqipërisë. Mbështetësit amerikanë nuk kanë rreshtur së foluri për Shqipërinë dhe...