Investimi në Zvërnec/ Klosi: Tradhti do të ishte nëse do të tërhiqeshim nga projekti!
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi ka folur për investimin në Zvërnec dhe protestën e qytetarëve. I ftuar në një studio televizive, Klosi u përgjigj protestuesve që e quajnë Ramën tradhtar, tradhti do të ishte nëse do të tërhiqej nga projekti. “Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë. U bë lajm botëror; një projekt aq i madh e meriton të jetë lajm botëror. Ideja është për të sjellë në Shqipëri një investim aq të madh, disa miliarda dollarë, që do mbajë mbi vete brend më të mira në botë. Të gjithë ishin pro ngritjes së një Shqipërie tjetër turistike. Sot jemi për një projekt që nuk e mendonim të kishte të tillë emra, po punohet për një projekt fantastik për zhvillimin e turizmit botëror. Është...
Burimi:
sot.com.al