Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

Udhëzimin për licencimin e mësuesve ishte pjesë e debatit në Kuvend në interpelancën e zhvilluar me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe deputetes demokrate Ina Zhupa. Zhupa ngriti shqetësimin se rreth 2 mijë mësues me mbi 15 vite përvojë po detyrohen të japin sërish provime për licencë, duke e cilësuar këtë si të padrejtë dhe pa logjikë. “Me një udhëzim ministria e Arsimit kujtohet e thotë se pasi ke 15 vite që je mësues dhe ke dhënë kontributin në sistem, këto të thonë bëhu edhe një herë student dhe jep provimin e licencës. Këta  i detyrojnë të futën për të marrë kualifikimin si mësues mjeshtër të futen dhe një herë në provim. A ka logjikë kjo? Me këtë logjikë i bie që dhe nxënësit që...