‘Integrimi ngec nga korrupsioni sistematik’, Këlliçi: Mazhoranca mbron mungesën e llogaridhënies!

‘Integrimi ngec nga korrupsioni sistematik’, Këlliçi: Mazhoranca mbron mungesën e llogaridhënies!

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian praktikisht është ngadalësuar ndjeshëm, për shkak të pengesave nga vetë qeveria, korrupsionit sistemik, kapjes së shtetit dhe lidhjeve të krimit të organizuar me nivelet më të larta të pushtetit. Këto janë të dhënat që ka publikuar deputeti i PD, Belind Këlliçi në Komisionin e Jashtëm, teksa raportonte Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ku theksoi se faktori kryesor që po e mban peng rrugën europiane të vendit nuk janë kriteret teknike, por problemet e thella me sundimin e ligjit. Sipas tij, raportiet e huaja dënojnë hapur "pengimin e vazhdueshëm të ndjekjes penale të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet masive në prokurime publike", ndërsa thekson se shumica qeverisëse mbron mungesën e llogaridhënies, duke iu referuar...