Integrimi, nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë: Reforma vetëm në letër, jo në realitet

Integrimi, nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë: Reforma vetëm në letër, jo në realitet

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, ka kritikuar raportin e qeverisë mbi procesin e integrimit europian, duke deklaruar se Bashkimi Europian nuk nënkupton vetëm reforma në letër, por përmirësim real të jetesës së qytetarëve. Gjatë diskutimeve në Komision, Bozdo tha se procesi legjislativ në vend ka probleme serioze dhe se ligjet shpesh miratohen pa debat të mjaftueshëm, duke mos përmbushur standardet e kërkuara nga BE-ja. “Raporti prezanton vetëm reforma në letër. BE kërkon cilësi në procesin legjislativ. Ky standard ka çeduar dhe procesi legjislativ ka kaluar pa mundësi për diskutime,” u shpreh ai, duke shtuar se disa ligje, si ai për Portet dhe një tjetër i referuar si “Durana”, bien në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Europian. Bozdo ngriti gjithashtu shqetësime për gjendjen e...