“Integrimi i Shqipërisë në BE ka hyrë në fazë kritike”, Andoni ngre alarmin: Shqipëria nuk duhet të lejojë..
Në një lidhje direkte për një emision televiziv ishte analisti Ben Andoni, i cili foli për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit. Ai u ndal te faza aktuale ku ndodhet vendi, objektivat e qeverisë dhe ritmi i negociatave në krahasim me vendet e tjera të rajonit. “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka hyrë në një fazë tepër kritike dhe të ndërlikuar. Vendi ndodhet aktualisht në klasterin e parë të negociatave, i cili përfshin pesë kapituj thelbësorë që lidhen me drejtësinë, të drejtat themelore dhe tregtinë.”-tha ai. Ai shtoi se procesi i negociatave është i kushtëzuar fort nga reformat dhe çdo kthim pas mund të ndikojë në të gjithë ecurinë e integrimit. “Nëse ka qoftë edhe...
Burimi:
sot.com.al