Ilir Kulla: E ardhmja politike e Edi Ramës nuk varet nga protestat, por nga SPAK-u

Ilir Kulla: E ardhmja politike e Edi Ramës nuk varet nga protestat, por nga SPAK-u

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar se, sipas tij, çdo zhvillim që mund të ndikojë në të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama nuk do të vijë nga protestat, por nga institucionet e zbatimit të ligjit. Kulla u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe materialet hetimore të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë përbëjnë, sipas tij, “minën me sahat” më të madhe për qeverinë. Sipas tij, protestat kanë rikthyer vëmendjen publike ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, ndërsa theksoi se perceptimi ndërkombëtar për problematikat që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar në Shqipëri është bërë gjithnjë e më kritik. Kulla deklaroi se sfida nuk lidhet vetëm me të ardhmen politike të kryeministrit, por edhe me besueshmërinë e të gjithë klasës politike....