Ibrahimaj: Nuk kam asnjë dyshim që fqinjët nuk kanë interes që turizmi shqiptar të zhvillohet

Ibrahimaj: Nuk kam asnjë dyshim që fqinjët nuk kanë interes që turizmi shqiptar të zhvillohet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndikojë edhe në nxitjen e protestave kundër projekteve të zhvillimit në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Ibrahimaj tha se nuk ka asnjë dyshim se rivaliteti në turizëm krijon interesa që investimet të orientohen drejt vendeve të tjera të rajonit dhe jo drejt Shqipërisë. “Unë nuk kam asnjë dyshim që rivaliteti në turizëm nxit dhe protesta, ne jemi në konkurrencë për turizmin, jemi në konkurrencë me të gjithë fqinjët tanë dhe kjo pa diskutim që ka një interes i fqinjëve që Shqipëria të mos zhvillohet sepse interesi është që investimet të shkojnë në vendin e tyre por kjo është shumë e thjeshtë për...