“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD
“Sali Berisha nuk është më kryetar i PD-së prej datës 04.09.2025. Bazuar në statutin e PD-së, që konsiderohet si “kushtetuta” e Partisë Demokratike, Berisha nuk mund të vazhdojë të ushtrojë këtë detyrë, pasi mandati i tij pengohet nga vetë rregullat statutore. “Kryetari që humbet zgjedhjet, humbet edhe mandatin për të drejtuar partinë”, deklaron kandidatja për kryetare të PD-së, Alesia Balliu. Balliu ka nisur procedurën ligjore për të ndaluar mandatin e Sali Berishës në krye të partisë. Ajo ka paraqitur një kërkesë-padi në strukturat e PD-së, përmes së cilës u kërkon organeve drejtuese dhe institucioneve përgjegjëse për respektimin e statutit që ta largojnë Berishën nga posti i kryetarit, duke argumentuar se qëndrimi i tij është në kundërshtim me statutin. Pas këtij hapi, Balliu pritet ta çojë...
Burimi:
javanews.al